BARI

Një shtetas shqiptar u vra në disa të shtëna me armë zjarri, që ndodhën në një shtëpi në via Petrelli, në zonën Libertà të Barit.

Burri u plagos nga tre të shtëna me armë në gjoks dhe bark e më pas u transportua në spital, ku vdiq për shkak të ashpërsisë së dëmtimeve të tij, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Ishin mjekët ata që lajmëruan policinë për këtë ngjarje. Burrat e skuadrës së policisë ndërhynë në vend, duke kryer inspektimet e para e dëgjuan disa dëshmitarë në vendngjarje.

Viktima 28 vjeç, identiteti i së cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital, por nuk mbijetoi dot, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: