GJILAN

Një 19 vjeçar vdiq në orët e para të së premtes pasi u ther katër herë me thikë para banesës së tij në rrugën “Gjon Serreqi” në Gjilan.

I riu Engjull Smerqaku atë kohë po vinte nga puna në shtëpi si çdo natë tjetër, njofton Klan Kosova. Plagëve të marra nga mjeti i mprehtë ai nuk mundi t’u mbijetojë e si pasojë vdiq rrugës për në Qendrën Emergjente në QKUK.

https://youtu.be/5N1m2vdisIo

“Ka qenë ora 12:00. E ëma e djalit ka kërkuar ndihmë nga ne. Djali ka qenë i shtrirë të hyrja dhe ne kemi filluar t’i japim ndihmë. Derisa kemi dashur ta fusim në veturë ka ardhur ambulanca”, tregon fqinja e të ndjerit.

I riu fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është transferuar në QKUK por që gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Fqinjët për të riun kanë vetëm fjalë të mira.

Policia dhe Prokuroria e Gjilanit thanë se janë në kërkim të kryerësve të veprës dhe se për momentin nuk i dinë motivet e vrasjes së të riut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb