Janë zbardhur detaje të reja nga një vrasje që tronditi Britaninë e Madhe dy ditë më parë, në qendër të qytetit Swansea.

Mësohet se është vrarë nga një sulm 51-vjeçari Mark Bloomfield, i cili ka pasur një lidhje të ngushtë me Nënë Terezën. Ai ka qenë ndihmësi special i gruas shqiptare që fitoi çmimin “Nobel” për paqe, në Kalkuta.

“Mark Bloomfield ndërtoi një trashëgimi që do të vazhdojë të jetojë në jetën e panumërt që hasi. Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribuues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që kujdesej”, u shprehën fillimisht familjarët e tij përmes një deklarate.

“Në Indi, ai organizoi kampe të lira kirurgjikale të kataraktit dhe themeloi shkolla që i jepnin mundësi të rralla edukimit për vajzat.

Në Afrikë, ai ndihmoi në ruajtjen e kafshëve të egra duke futur avionë ultra dritë, për të luftuar sulmet e luftëtarëve”, vijuan më tej ata, duke shtuar se Bloomfield do të vazhdojë të ketë ndikim në jetën e të tjerëve si një donator organesh.

Një 61-vjeçar, 21-vjeçar dhe një grua 50 vjeçe janë vendosur në pranga në lidhje me sulmin në Swansea. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për vdekjen e Mark Bloomfield.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb