Terroristi më i kërkuar australian u vra në një sulm ajror amerikan kundër ISIS-it në veri të Irakut, njoftoi sot televizioni kombëtar australian, ABC.

“Neil Prakash, 24 vjeç, ishte mes të vrarëve të ISIS-it të goditur nga një sulm ajror amerikan më 29 prill dhe SHBA ka konfirmuar pranë autoriteteve australiane vdekjen e tij”, tha ABC-ja.

Prakash, rekrutues kyç për Shtetin Islamik, ndryshoi emrin e tij në Abu Khaled al-Cambodi pasi u largua nga Melburni, në vitin 2013.

Ai ka qenë i lidhur me shumë komplote terroriste në Australi dhe bënte thirrje për zbatimin e politikës së ashtuquajtur “ujqër të vetmuar” kundër SHBA-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb