Reperi i njohur nga Teksasi, Chucky Trill, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare. Trill, emri i vërtetë i të cilit është Corey Detiege, thuhet se është qëlluar për vdekja nga disa persona të panjohur, shkruan Mirror.

Po ashtu flitet se ai është dërguar pa jetë në spital në Atlanta, ndërsa të premten u bë i ditur lajmi i trishtë. Ai ka qenë duke udhëtuar në Goergia, teksa kishte ndaluar veturën në një vend në orën tre të mëngjesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ende nuk i dihet shkaqet e përplasjes me personat e panjohur, të cilët e qëlluan me armë reperin. Policia e Qarkut Gwinnett Cpl, Collin Flynn i tha mediave se i dyshuari u largua menjëherë pasi hapi zjarr dhe nuk ka ndonjë motiv të njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb