Komandanti i grupit militant libanez Hezbollah është vrarë në Damask. Mustafa Amine Badreddine nga një shpërthim i madh afër aeroportit të Damaskut, ka njoftuar grupi Hezbollah, i cili thekson se përgjegjës për këtë ngjarje është Izraeli.

Sakaq, komandanti i Hezbollahut akuzohej për drejtimin e vrasjes së ish kryeministrit libanez, Rafik Harir në Beirut në vitin 2005. Grupi Hebollah mbështetet presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe ka dërguar mijëra luftëtarë në Siri.

Thesari amerikan, i cili vendosi sanksione ndaj komandantit në fjalë në muajin korrik, tha në atë kohë se Badreddine ishte përgjegjës për operacionet ushtarake të Hezbollahut në Siri që prej vitit 2011.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: