Një person është vrarë në fshatin Soniq të Rahovecit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Gjurkaj ka bërë të ditur se Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili është familjar i viktimës.
Rasti është duke u trajtuar si plagosje. Me t’u plagosur viktima është dërguar në gjendje të rëndë për në spital dhe përkundër përpjekjeve mjekësore, nuk ka arritur të mbijetojë.
“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Gjurkaj.