KIEV-Një ushtar ukrainas u vra nga një bombardim në Lindjen rebele proruse në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet në Kiev, rasti i parë i raportimit të një personi të vdekur ukrainas që prej vendosjes së një armëpushimi të ri të dekretuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Një ushtar ukrainas vdiq gjatë një bombardimi në Avdiïvka, një lokalitet që ndodhet rreth dhjetë kilometra nga bastioni separatist i Doneckut, i shndërruar në një nga pikat e nxehta të konfliktit gjatë viteve të fundit, njoftoi një zëdhënës ushtarak, Andri Lyssenko.
Separatistët nga ana e tyre nuk bëjnë të ditur për viktima, por kanë drejtuar akuza ndaj Kievit për shkelje të armëpushimit thuajse 37 herë gjatë 24 orëve të fundit. Ata kishin raportuar ndërkohë një luftëtar të vrarë në radhët e tyre në orët e para të këtij armëpushimi të ri të shpallur më 25 gusht, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shtator.

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, në një vizitë zyrtare në Moskë ku u takua me homologun rus, Sergueï Lavrov, u shpreh optimist sot gjatë një konference shtypi se armëpushimi po mundësonte një ulje të ndjeshme të intensitetit të luftimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: