BRAZIL

Vritet sekuestratori që mori peng një autobus me pasagjerë në Rio de Janeiro. Burri, që sipas zëdhënësit të policisë kishte një pistoletë lodër, është goditur për vdekje nga policia.

Asnjë nga pengjet nuk është plagosur. Krimineli, që ishte identifikuar nga policia si një polic ushtarak, kishte kërcënuar se do të digjte mjetin.

Gjatë kohës kur kishte marrë 18 pengjet, krimineli kishte dalë disa herë nga autobusi duke hedhur materiale djegëse në drejtim të policisë që kishin rrethuar mjetin. Në fillim u përfol që burri kishte një armë zjarri, një thikë dhe një bidon me benzinë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb