Aktivisti kinez i të drejtave të njeriut, nobelist i Paqes, Liu Xiaobo është liruar sot me kusht për arsye mjekësore, tha avokati i tij.

61-vjeçari Liu u burgos për 11 vjet në 2009 për nxitje të subversionit ndaj shtetit, pasi mori pjesë në shkrimin e një peticioni të njohur si “Lista 08”, ku bëhej thirrje për reforma politike në Kina.

Në dhjetor 2010, Liu fitoi çmimin Nobel për Paqe, për aktivizmin e tij për të drejtat e njeriut në Kinë, duke bërë që Pekini të ndalonte lidhjet diplomatike me Norvegjinë, si dhënëse e çmimit.

Mo Shaoping, avokati i Liu, tha për agjencinë Reuters se klienti i tij po trajtohet për kancer të avancuar në mëlçi në Shenyang.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb