ITALI

Trajneri serb Sinisa Mihajloviç po përjeton vite të vështira, por sot ai ka lënë pas përfundimisht COVID-19.

Ai prej kohësh vuan nga leucemia, por vijon ende punën si trajner i Bolonjës teksa tashmë ka fituar edhe një tjetër betejë, atë me COVID-19.
51- vjeçari ka rezultuar dy herë negativ së fundmi pasi ka bërë po kaq teste, teksa do të rikthehet së shpejti nën drejtimin e Bolonjës.

Edhe një sfidë e rëndësishme i mbetet Mihajloviçit për të fituar, atë me leuceminë, sepse si futbollist dhe trajner i ka treguar vlerat e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb