Ministri i Mbrojtjes i Vladimir Putin thuhet se ka lënë pezull detyrat shtetërore, për shkak të problemeve me zemrën. Sergei Shoigu nuk është parë për 12 ditë dhe ato që janë shfaqur në mediat sociale apo tv sipas mediave të huaja, janë imazhe të vjetra të tij.

Shoigu ka reaguar për herë të fundit më 18 mars, ku tha se së bashku me Putin kishin diskutuar për një përparim special në Ukrainë. Njerëz të afërt me Shoigun kanë deklaruar se zyrtari i lartë nuk ishte mirë nga ana shëndetësore. Ai njihet si një nga aleatët më të afërt dhe besnikë të Putinit.

Megjithatë, janë shfaqur tensione për zhvillimin e luftës me të dhe shefat e tjerë kryesorë të ushtrisë dhe sigurimit. Këto zëra vijnë në një kohë kur Putini duket se është acaruar me ofensivën në Ukrainë, që nuk po shkon aspak sipas planeve. Putini dyshon se persona pranë tij, kanë rrjedhur informacione te amerikanët.

Dështimi shihet si një nga arsyet kryesore pse disa nga gjeneralët e tij të lartë dhe forcat elitare janë eliminuar gjatë katër javëve të luftës.
Putin thuhet se po lodhet nga aleati i tij i ngushtë dhe miku i pushimeve Sergei Shoigu , ministri i mbrojtjes i Rusisë , i cili është në krye të përgjithshëm të operacionit ushtarak të bllokuar përkohësisht nga ukrainasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb