Vetëm 1600 euro të dhuruara! Kjo është shuma që klubet në Kosovë kanë dorëzuar për Arben Beqirin, portierin e Trepca89 që është diagnostikuar me tumor në stomak dhe ka nevojë për shumë mbështetje për kurimin e tij.

Në rrjetet sociale klubet dhe kolegët kanë bërë fushatë për të ndihmuar 31-vjeçarin, por në në Asamblenë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, u mblodhën vetëm 1600 euro nga 16 zarfet që klubet dorëzuan në formën e ndihmës. Të thuash e turpshme është pak!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb