Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka lënë spitalin ku ndodhej, e tani është rikthyer në shtëpi.

Clinton krah për krah me bashkëshorten dhe ish-kandidaten për Presidente, Hillary Clinton bëri me shenjë se gjithçka është mirë pasi doli ngadalë nga spitali dhe u përshëndet me stafin para kamerav

“Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në Neë York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”, tha Amin, mjeku që e trajtoi.

Lideri i ShBA-së nga 1993 deri më 2001 u pranua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19, kishte bërë të ditur zëdhënësja Angel Urena në Tëitter.

New York Times kishte raportuar se Clinton ka zhvilluar një infeksion të traktit urinar që u shndërrua në sepsis.

Sepsis është një reagim ekstrem i trupit ndaj infeksionit që i afekton 1.7 milionë njerëz në Amerikë çdo vit.

Në vitin 2004, Clinton atëherë 58 vjeç iu nënshtrua një ndërhyrjeje bypass të katërfishtë pasi mjekët gjetën shenja të sëmundjes së zemrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb