PRSHTINE– Pas betejes me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ka qenë vet Haradinaj ai që ka dhënë lajmin e hidhur përmes një postimi në ‘Facebook’. Sipas tij varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e hënë në Gllogjan.

POSTIMI I HARADINAJT
Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor ora 14, në Gllogjan.
Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!

RH
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb