‘Dhëmbë për dhëmbë’ i është përgjigjur sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit sa i takon çështjes së njohjes.

Duke mos i kursyer kërcënimet, Vuçiç është shprehur se nëse Kosova do të vijojë kërkesat e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, do të rinisin fushatat e çnjohjeve, ku iu bëhet thirrje shteteve që të tërheqin njohjet e tyre për pavarësinë.

“Iu premtoj se do të jemi pesëfish me të suksesshëm në aksionin e tërheqjes së njohjeve. Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, mësohet të jetë shprehur Vuçiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: