TIRANE– Në ditën e dytë të punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrave të rajonit. Pas fjalës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama, radha i ka takuar kreut të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit e ka nisur me batutë ndaj kryeministrit Rama fjalën e tij, duke e komentuar për kohën që foli kryeministri shqiptar.

“E dija që Edi Rama do ta kalonte kohën, e bën gjithmonë këtë”, tha Vuçiç, ndërsa nuk harroi të ndalonte sërisht tek elementi “kohë” edhe në fund të fjalës së tij.

“Besoj se nuk fola shumë, 8 minuta kam folur”, tha kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

Por me “minutat në dispozicion” për çdo kryeministër, ka bërë batutë edhe kreu i qeverisë boshnjake, duke iu drejtuar kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç: “Shpresoj të më dalin 10 minutat që kam në dispozicion për të folur për raportet tona dhe bashkëpunimin. Nëse jo, po marr pak minuta nga Vuçiç meqë s’i mbaroi të gjitha”, tha Zvizdiç.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb