Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i tha Presidentit të Izraelit, Isak Herzog, sot se njohja izraelite e pavarësisë së Kosovës ishte një zhgënjim për Serbinë.

Sipas deklaratës pas bisedës telefonike, Vuçiç gjithashtu shprehu dëshirën që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit.

“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai pret që Presidenti Herzog dhe Izraeli të vazhdojnë të mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë.

Mënyra e vetme për të zgjidhur çështjen e ndjeshme të Kosovës. Sipas deklaratës pas bisedës telefonike, Vuçiç gjithashtu shprehu dëshirën që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe me udhëheqjen e re të Izraelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb