SERBI– Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka pohuar sot se bisedimet Beograd-Prishtinë në Bruksel që do të mbahen më 23 qershor, janë shumë të rëndësishme për Serbinë.

Vuçiç ka theksuar për Tanjug se vazhdimësia e bisedimeve të para në BE dhe klima ekonomike, do të varen nga bisedimet sepse krijimi i një stabiliteti politik dhe siguria janë pika të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, shkruan “koha.net”.

Ai nuk ka mundur të parashikojë nëse do të arrihet një marrëveshje javën e ardhshme pasi këto gjëra do të varen nga bisedimet me Kosovën. Ai gjithashtu theksoi se do të jetë një ditë e vështirë, por shprehu besimin se delegacioni serb do të rikthehet me rezultate pozitive.

Vuçiç ka thënë se bisedimet teknike (për telekomunikacion, energji dhe komunat me komunitet serb) janë duke vazhduar në Bruksel dhe shtoi se ekipi serb po dështon të arrijë kompromis me Kosovën.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: