Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka hedhur poshtë sot deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, se avionët serbe të cilat udhëtojnë për në Rusi, janë bërë shënjestër e alarmeve të rreme për bomba, situatë për të cilët ka akuzuar drejtëpërdrejtë Ukrainën dhe Bashkimin Europian.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës hedh poshtë kategorikisht akuzat e pabaza të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për pjesëmarrjen e Ukrainës në raportimet e rreme për bomba në fluturimet civile drejt Rusisë, të cilat janë kryer nga linja ajrore serbe”, tha sot zëdhënësi i kësaj ministrie, Oleg Nikolenko.

Vuçiç tha mbrëmë në një intervistë për Pink TV, se raportimet për raportimet për bomba në avionët serbë,  kanë ardhur nga shërbimet e një vendi nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina, raportoi media serbe Danas. Ai shtoi se Air Serbia do të vazhdojë të kryejë fluturime drejt Rusisë, pavarësisht kërcënimeve.

Zëdhënësi i Ukrainas Nikolenko, shprehu gjithashtu pakënaqësinë që Serbia ende nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

“Sanksionet e forta dhe uniteti i botës demokratike mund ta ndalojnë këtë luftë. Ne i bëjmë thirrje Beogradit të ngrihet për të vërtetën dhe të bashkohet në mbështetjen e Ukrainës dhe vlerave mbi të cilat bazohet bashkimi i Evropës demokratike”, tha Nikolenko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb