Sërish shkëndija mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse të dyja vendet arritën marrëveshjen në SHBA dhe ranë dakord për 16 pika.

Por Vuçiç sot ka pritur ambasadorin palestinez në Beograd  dhe e ka falënderuar ndër të tjera për qëndrimin që mban Palestina për të mos njohur Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Mimoza Haradinaj- Stublla ka reaguar menjëherë duke theksuar se Vuçiç ka shkelur pikën 15 të marrëveshjes, që detyron Serbinë që për 1 vit të ndalë fushatën e mosnjohjes së Kosovës.

Për Haradinaj- Stubllën, e cila ishte dhe vetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington gjatë marrëveshjes së 4 shtatorit, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm pasi me veprime shkatërruese po shkel një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

 

STATUSI NGA MINISTJA E JASHTME E KOSOVËS

Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprimet shkatërruese të shkeljes së pikës 15 të Marrëveshjes së Uashington ndërmjetësuar nga Trump.

Sot ai falenderoi ambasadorin palestinian Nabhan për ‘qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e Kosovës. ”

Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!

Por ndërkohë ky falenderim konfirmon se Vuçiç nuk e ka pritur aspak mirë njohjen e Kosovës nga Izraeli. Madje mediat izraelite kanë zbuluar se Serbia nuk do i përmbahet marrëveshjes së 4 shtatorit, për të hapur ambasadë në Jeruzalem, në rast se Izraeli njeh Kosovën, dhe madje Vuçiç s’ka për ta pranuar as këtë të fundit duke paralajmëruar kryeministrin Netanyahu.

Izraeli njihet për konfliktin që ka me Palestinën, teksa vjen ky takim i Vuçiçit me ambasadorin palestinian. Pritet të shihet çfarë reagimi do ketë nga SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb