Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë fjalës së tij në parlament për çështjen e Kosovës, deklaroi se nuk kishte dëshmi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Vuçiç deklaroi se Serbia nuk ka prova që të akuzojë ndokënd për vrasjen e vëllezërve shqiptarë.

“Krimi është kryer, vëllezërit janë vrarë, mirëpo nuk ka prova për vrasës. Kështu që, ne nuk mund të akuzojmë askënd”, ka deklaruar Vuçiç. Aleksandar Vuçiç ka mbajtur dje dhe sot seancë të jashtëzakonshme për çështjen e Kosovës. Sot në mëngjes, në veriun e Kosovës u zhvillua një mega-operacion i policisë së Kosovës, për të arrestuar persona të dyshuar për krim dhe korrupsion, kryesisht serbë.

Tre vëllezërit Bytyqi, shqiptarë me shtetësi amerikane u arrestuan për qëndrim të paligjshëm në Serbi pas sulmeve ajrore të NATO-s dhe më vonë u vranë. Autorët ende nuk janë gjetur. Vrasja e vëllezërve Bytyçi, të cilët kishin edhe pasaporta amerikane, shkaktuan tension në raportet mes Uashingtonit dhe Beogradit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb