BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka thënë kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës për krime lufte, Serge Brammertz, se Beogradi do ta mbështesë bashkëpunimin dhe punën e prokurorëve për krime të luftës në rajon, në mënyrë që t’i kontribuojë stabilitetit dhe afrimit të popujve.

Në bisedimet Vuçiç–Brammertz është “konstatuar se kryeprokurori i Tribunait të Hagës është i kënaqur që Serbia e ka plotësuar një pjesë të obligimeve ose ka ndërmarrë hapa në drejtim të plotësimit të tyre”, thuhet në njoftimin e presidencës së Serbisë.

Brammertz ka thënë se, pas përfundimit të punës së prokurorisë së Gjykatës së Hagës, nëpërmjet punës së prokurorisë së Mekanizmit të gjykatave ndërkombëtare penale, do të ruhet vazhdimësia me bashkëpunimin e Serbisë, në zbatimin e strategjisë kombëtare për procesimin e krimeve të luftës, raporton agjencia “Beta” nga Beogradi.

“Biseda e presidentit Vuçiç dhe kryeprokurorit Brammertz ishte e hapur dhe konkrete”, thuhet në kumtesën e presidencës së Serbisë, dhe shtohet se “janë shtruar gjashtë çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e Serbisë me prokurorinë e Gjykatës së Hagës, bashkëpunimin rajonal në drejtësi dhe procesimin e krimeve të luftës në Serbi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: