Qeveria e Serbisë mbajti një sesion të veçantë tematik kushtuar Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ky i fundit ka informuar qeverinë e re serbe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton b92. “Unë e informova Qeverinë për rrjedhën e dialogut”, tha Vuçiç. Vuçiç deklaroi se Serbia nuk mund të pranojë qëndrimin e Prishtinës se Bashkimi i Komunave Serbe do të formohet pas njohjes së pavarësisë.

“Serbia nuk mund të pranojë që Prishtina nuk i përmbush detyrimet e saja dhe se është e rëndësishme që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ata janë përkushtuar kundër Asociacionit. Kjo na vë në një situatë ku shqiptarët nuk duan një zgjidhje kompromisi”, tha ai duke shtuar se tema e njohjes është e pakuptimtë për Serbinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb