SERBI

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se konsultohet shpesh me udhëheqësin rus Vladimir Putin për çështje të ndryshme dhe madje “kërkon” këshilla nga ai. Të dy ata pritet të takohen në Beograd të enjten.

Politikani serb tha se ai e informon Putinin për “çfarë po ndodh” dhe kurrë nuk e gënjen gjatë takimeve të tyre.

Në një intervistë me agjensinë e lajmeve TASS, Vucic rrëfeu se  i thotë Presidentit rus të vërtetën edhe kur atij nuk i pëqejnë gjërat që ai thotë.” Dhe unë besoj se është një nga gjërat që Putini respekton shumë”, u shpreh ai.

Rusia dhe Serbia tradicionalisht gëzojnë marrëdhënie të mira pasi  të dyja kombet kanë lidhje të forta historike dhe kulturore.

Aleksandar Vuçiç shpjegoi se është e rëndësishme për atë që Putin ta trajtojë Serbinë si një partner të barabartë. “Ai është një udhëheqës i një vendi të madh, ndërsa unë jam një udhëheqës i një vendi të vogël dhe ai respekton një vend të tillë, për të cilin unë jam përgjithmonë mirënjohës”.

Presidenti gjithashtu theksoi se Putin “respekton” pavarësinë e vendit ballkanik.

Ai e kupton se (Serbia) i është nënshtruar presionit ndërkombëtar për t’u larguar nga Rusia, për t’u bashkuar me NATO dhe për të marrë pjesë në fushata të ndryshme kundër Rusisë. Por Serbia nuk ka bërë asnjë nga këto.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb