SERBI-Për paralajmërimin e formimit të Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginën e Preshevës, ka folur edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.
Ai nuk ka kërcënuar si Daçiç, por ka folur me ironi duke shtruar pyetjen se të dielën në Medvegjë nuk dihet kush do të fitojë: Rama, Thaçi apo partitë politike serbe, pasi atje, sipas tij, shumica e popullsisë është serbe.

Duke folur për këtë ai ka shtuar se në Medvegjë jetojnë 7% shqiptarë, por ata “po vizatojnë në letër”, ka thënë ai duke aluduar në paralajmërimin për formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë.

“Atje (në Medvegjë) të dielën mbahen zgjedhjet; atje shumica e popullatës është serbe. Do të shohim nëse do të fitojë Rama, Thaçi, DS, SNS, SPS ose të tjerët në koalicion”- ka thënë Vuçiç .

Kryeministri serb ka folur edhe për Asociacion e Komunave serbe në Kosovë.
“Ka mbetur vetëm statuti i AKS-së dhe ato do të jenë bisedime të vështira dhe nuk do të ketë asgjë të bukur dhe të lehtë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Liderë shqiptar të Luginës kanë paralajmëruar se të shtunën, më 12 shtator, do të krijojnë Asociacionin e Komunave shqiptare si pjesë ndaj AKS-së në Kosovë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: