Analisti Genc Burimi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka folur për tensionet Prishtinë-Beograd dhe heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës nga Serbia.

Burim i u shpreh se qëllim i i Vuçiç është të marrë Kosovën por në të njëjtën kohë me heqjen e barrikadave, ai po fiton kohë dhe lojën ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti.

Ai shtoi se SHBA dhe Perëndimi nuk do derdhë gjak për Mitrovicën, ndaj duhet të ndërhyjë Shqipëria duke marrë luginën e Preshevës, por që me udhëheqjen e kryeministrit Edi Ramës, kjo nuk do ndodhë pasi mungon vullneti.

“Është një lojë dhe shkaku mund të s’gjendet te qeveria e Kurtit dhe Vuçiç. Serbët në Veri të Kosovës prej kohësh kishin monedhën e tyre, targat e tyre, ishte një shtet brenda shtetit dhe ai që filloi këtë lëvizje ishte Kurti. U kritikua, por për mua bëri gjënë e duhur. Sa më shumë kohë që kalonte, kisti instalohej më shumë. Sot, i fituari doli Vuçiç dhe e them me keqardhje. Por ajo që bëri Kurti duhej tentuar. Qëllimi Vuçiç është marrja e Kosovës por sot nënkuptoi se do bëjë të njëjtën gjë si Rusia që mori Krimenë. Shikoni rastin e Tajvan me Kinën që është shkëputur dhe prapë Kina shpreson që ta marrë pas. Në plan afatshkurtër, i humbet Kosovën, sot ai po siguron marrjen e Veriu t të Kosovës. Po rimëkëmb këtë politikë. Po tregon se e merr shumë lehtë dhe këtu hyn në lojë.

Nëse Serbia luan këtë kartë të rrezikshme ta keni të qartë që s’do ketë amerikanë dhe evropianë që të luftojnë për Mitrovicën. Askush s’do derdhet gjak. E vetmja gjë është që Shqipëria të veprojë, por Rama s’ka vullnet.

Si një mjek, ku e di se ku është kanceri kështu është dhe kjo ngjarje. U tregua forca që duhet por sot jemi në statukuo, që të vendosësh në Kosovë, targat, Serbia po ashtu kërkon respektimin e marrëveshjes së 2013 për komunat serbe. A fituar prapë kohë Vuçiç.

Shqipëria sot duhet të vejë në plan, për një periudhë 5 vjeçare, duke fillouar ti përgjigjet më të njëjtën monedhë. Të marrë luginën e Preshevës. Me Ramën nuk ka mundësi që të bëhen këto kërcënime”, u shpreh Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb