Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dërguar një mesazh për Kosovën gjatë ceremonisë promovuese të oficerëve serbë.

Në fjalimin e tij, ai tha se Kosovën “s’ia jep askujt” dhe asnjë “pëllëmbë të territorit serb”.

“Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona. Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjesë tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë”, tha Vuçiç, shkruan RTS.

Vuçiç foli edhe për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, duke shtuar se këtë e arrijnë me përparim ekonomik.

Mbi këtë temë dje ka folur edhe kryeministri Albin Kurti për një gazetë kroate. Ai tha se e sheh me shqetësim që Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.

Për këtë, Kurti tha se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk e përjashton mundësinë e luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: