Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik të Prespës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç theksoi se është një mbështetës i madh i “Minishengenit Ballkanik” që do i sillte shumë të mira Rajonit.

Vuçiç kujtoi takimin e parë me kryeministrin Rama në vitin 2015, ku nënvizoi se të dy e shihnin veten si armiq. Ndërsa sot ajo periudhë është lënë pas krahëve, e në fokus është e ardhmja e përbashkët.

“Besueshmëria dhe mbështetja janë fjalët më të rëndësishme. Në situatën kur kemi atë ta vaksinimit. Tregoi që mund të jemi më të dobishëm për njëri-tjetrin, në mënyrë të tillë siç e kemi pritur këtë ndihmë nga të tjerët, duke mos u mbështetur te fqinjët. Kjo është çështje. Ne kemi nënvlerësuar veten, gjithmonë e kemi bërë këtë. Gjithçka që bëhej diku tjetër ka qenë më mirë se diçka që ndodhte këtu. Ne duhet t’u besojmë forcave tona, vetes dhe të ndërtojmë këtë vetëbesim.

Duhet të bëhemi partnerë të besueshëm. Administratat tona duhet të arrijnë rezultate. Më kujtohet takimi i parë me Edin në 2015, që ishte takim i dy armiqve që erdhën te njëri-tjetri, duke gjetur justifikime për ofendime dhe mos kërkuar bashkëpunim real. Sot s’duam t’ia dimë për këtë, por për të ardhmen e përbashkët, kaq. A mendoni se duhet t’i përgjigjem dikujt në rajon që s’është bashkuar, jo. Nëse duhet të bashkohen në rregull, nëse jo s’prish punë. Njerëzit në kufijtë e hapur do të ndihen më të mirëpritur.

Edhe sot, serbët që kanë vizituar Shqipërinë dhe ndihen në bregdetin shqiptar, janë më mirë, janë më të sigurt. Këto janë llojet e mesazheve që duhet t’i përçojmë te qytetarët. Jam mbështetës i kësaj ideje, sepse do të ndryshojë peizazhin ekonomik. Besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do e çojë më tej këtë nismë.

Kjo nismë është për njerëzit, e për të mirën e qytetarëve”, tha Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb