BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se Beogradi do të tërhiqej nga plani për të blerë armë në një kohë kur dhe vetë Kroacia të bëjë të njëjtën gjë.

I pyetur nga gazetarët se përse Serbia planifikon të blejë sistemin raketor S-300 në vend se të investojë në ekonomi, Vuçiç është përgjigjur duke thënë se “Serbia gjithmonë ka investuar buxhetin në ekonomi, derisa do të investojë shumë pak ose aspak në armë nëse Kroacia nuk do të armatosej me sisteme raketor”.

Ndër të tjera ai ka pohuar se kjo politikë do të vazhdojë derisa ai është kryeministër i Serbisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: