Vizita e parashikuar në Beograd e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, dështoi. Në lidhje me këtë ka reaguar një nga zyrtarët e Partisë Demokratike serbe, Goran Jesiç.

Në një prononcim për median serbe Danas, ai është shprehur se vendimi i marrë nga Mali i Zi dhe Maqedonia për mbyllje të hapësirës ajrore, ka shkuar në një linjë me atë çka presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpresonte.

“Vendimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për të mbyllur qiejt për fluturimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov për në Beograd është një shërbim i madh për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të cilin ai u është pafundësisht mirënjohës”, tha Jesiç.

Duke komentuar anulimin e vizitës së Sergei Lavrov, ai tha se gjithçka ishte shumë e qartë edhe pa këtë “situatë incidenti”, se pikërisht Aleksandar Vuçiç synonte të vendoste sanksione ndaj Rusisë.

“Serbia e ka vendin në Evropë. Serbia ka barrën e saj nga viti 1999, e cila nuk është e lehtë t’u shpjegohet qytetarëve, sidomos në narrativën që ka prej 22 vitesh. Për shkak të së ardhmes së Serbisë, është shumë e rëndësishme që Serbia ta zgjidhë këtë”, thekson Jesiç.

Sipas tij vendimi është mmarrë dhe Serbia tashmë do të marrë sanskione ndaj Moskës.

“Vuçiç po vonon formimin e qeverisë së re. Megjithatë, problemi i Vuçiçit është se ai merr vendime dhe si i tillë paraqitet para bashkësisë ndërkombëtare. Kështu që ai nuk mund t’i zgjasë ato vendime. Të gjithë e dinë që është pikërisht ai që i merr vendimet dhe jo qeveria apo Prlamenti. Është marrë vendimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë” thotë Jesiç.

Për sa i përket vizitës së Lavrovit, Janic tha se ministri rus nuk kishte marrë një ftesë nga autoritetet serbe, por se është vetëftuar.

“Kjo ndodh kur vëtëftoheni. Përsëri, ne kemi një narrativë që është e neveritshme dhe zgjat nga Millosheviçi, një narrativë anti-evropiane dhe anti-NATO. Për të është absolutisht e përshtatshme politikisht që Lavrov të mos paraqitet në Beograd”, tha ai.

Ai ka shtuar se Serbia nuk duhet të ishte ndërmjetëse, pasi nuk ka as kapacitetet, as mundësitë dhe as njohuritë për të qenë i tillë.

“Kjo ishte një përpjekje për t’u fokusuar në një ishull të izoluar në Evropë që është gjeografikisht aty ku është, dhe për rrjedhojë krijon probleme të BE-së. Mendoj se ky ishte interesi i Lavrov. Këto janë vendime mjaft irracionale që nga dita e parë. Nuk mund të kuptohet racionalisht dhe nga aspekti politik. Këto janë korniza jopolitike” tha ai.

Pas çdo konflikti, vëren ai, gjendet një zgjidhje racionale.

“Përveç pas Luftës së Dytë Botërore, kur kreu vrau veten. Duhet të ketë një kanal komunikimi, natyrisht, por Serbia nuk guxon të jetë ndërmjetësuese”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb