GRAÇANICE- Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka premtuar komunitetit serb në Kosovë përkushtimin e qeverisë serbe, duke nënvizuar domosdoshmërinë e pranisë më të madhe të institucioneve të Serbisë në Kosovë. Në kuadër të manifestimeve për Vitin e Ri Ortodoks, kryeministri serb ka vizituar sot fshatin Pasjan të komunës së Gjilanit, Shtërpcen dhe Graçanicën.

“Nuk duam me askënd konflikt. Duam që problemet tona t’i zgjidhim në paqe, porse të kemi vendin tonë, të ruajmë vatrën tonë dhe të krijojmë të ardhmen për fëmijët tanë. Me shqiptarët, fqinjët tanë, duam të jetojmë mirë. Duam të jetojmë në paqe. Kjo paqe i sjell të mira edhe njërës palë, edhe tjetrës. S’kemi nevojë të flasim asnjë fjalë për ta, por të shohim në të ardhmen e përbashkët. Qindra vjet do të jetojmë bashkë, në të njëjtën hapësirë”, – ka thënë Vuçiq në Pasjan.

Ndërkaq në Graçanicë, Vuçiç theksoi se “Serbia do të dëshmojë se nuk braktis asnjë vend dhe nuk harron asnjë fshat”. Ai tha se të gjitha ministrive në qeverinë e Serbisë “u janë dhënë detyrimet që të punojnë jo vetëm për komunat në veri, por edhe ato në jug të Kosovës.
Vizitën e delegacionit të Serbisë në Kosovë e kanë siguruar njësitë e Policisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe njësitë speciale, në bazë të një plani për sigurimin e vizitave të delegacioneve të huaja në Kosovë.
(er.nu/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: