SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka prezantuar sot në Parlament një raport mbi Kosovën. Por pak para hyrjes së tij në parlament, ai u prit nga disa anëtarë të Dverit me thirrjet “Tradhti-tradhti”.  Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga mediat serbe, në seancë morën pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiç, ministrat e Qeverisë së Serbisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

Një pjesë e mirë e anëtarëve të shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa një pjesë e mirë e opozitës e bojkotoi duke zgjedhur të mungojë në seancë.  Vuçiç, foli edhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës ndërsa tha i bindur se ekzistojnë dy skenarë, ai i një situate normale ose të një konflikti të ngrirë.

“Kjo do të ishte katastrofale”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb