TIRANË

Pak minuta para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Open Balkan”, forca të shumta policie dhe efektivë të Gardës së Republikës janë dislokuar në ambientet e Kryeministrisë.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga LSA, efektivët janë vendosur në pjesën e pasme të Kryeministrisë, të gatshëm për të ndërmarrë çdo veprim sipas protokollit. Ndërkohë që shihen dhe efektivë të tjerë të armatosur rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë vendosur në të dyja krahët flamuj shqiptarë, maqedonas e serbë. Protesta është paralajmëruar në orën 16:00 me 4 arsye nga Ish-kryeministri Sali Berisha.

“Miq, më lejoni që në hapësirën për komente të listoj 4 arsye se përse duhet të merrni pjesë në protestën e sotme!
1. Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij!
2. Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe andaj nuk duhet lejuar assesi që të konkretizohet!
3. Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.
4. Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në lufte, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të”, shkroi sot Berisha në “Facebook”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb