SERBI-Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç u shpreh sot i gatshëm për të shkuar në Srebrenicë për të bërë homazhe për viktimat e pafajshme të masakrës më të rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore, që drejtësia ndërkombëtare e cilësoi si gjenocid.

“Jam i gatshëm të përkulem dhe të bëj homazhe për viktimat e pafajshme të Srebrenicës në Bosnjen lindore, masakruar nga forcat serbo-boshnjake në korrik të vitit 1995”, deklaroi Vuçiç në një konferencë shtypi.

Vuçiç nuk do të jetë zyrtari i parë i lartë serb që shkon në Srebrenicë. Në vitin 2010, presidenti serb i asaj kohe, pro-evropiane Boris Tadic zhvilloi një vizitë në Srebrenicë për të bërë homazhe për rreth 8 000 burrat dhe djemtë myslimanë të vrarë pak para fundit të luftës ndërkomunitare në vitet 1992-1995.

“Ne, serbët, duhet më shumë se të gjithë popujt e tjerë t ëtregojmë se ne respektojmë dhimbjen dhe vuajtjen e të tjerëve dhe të tregojmë mirëkuptim për urrejtjen që kanë për ne ata kanë kaluar ferrin në Srebrenicë”, shtoi Vuçiç.

“Ne duhet të jetojmë në paqe (…) nëse ju më pranoni mua dhe me dorë të shtrirë, jam i gatshëm për të ardhur në Srebrenica më 11 korrik me rastin e 20-vjetorit të masakrës”,shtoi ai duke iu drejtuar myslimanëve boshnjakë.

Duke reaguar për këto deklarata të Vuçiç, presidentja e shoqatër ”Mamatë e Srebrenicës”, Munira Subasic, theksoi se të marrësh pjesë në ceremoni përkujtimore nuk është çështja e ftesës, por e koshiencës.

“Ne nuk ftojmë askënd dhe nuk kemi vendosur barrikada për të penguar asnjë për të ardhur. Aleksandar Vuçiç do të duhej të kishte ardhur në Srebrenicë që prej shumë kohësh për të parë se çfarë kanë qenë të aftë të bëjnë disa prej popullit të tij”, deklaroi Subasic.

Sipas saj, prania e kryeministrit serb do të nënkuptonte se ai e njeh faktin gjenocid.

“Diçka po zgjohet në koshiencën e popullit serb. Mendoj, se 20 vjet më vonë, është e vështirë të jetosh duke hedhur pishtë atë që ka ndodhur në Srebrenicë”, shtoi ajo.

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: