BEOGRAD- Serbia nuk është e rrezikuar tani për tani, por ne jemi plotësisht të gatshëm që t’i përgjigjemi çdo rreziku potencial, ka thënë Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raporton B92.
“Serbia ka një shërbim efikas sigurie, gjithmonë i gatshëm të përgjigjet shpejtë dhe efektshëm”, ka thënë Vuçiç për mediat pas vizitës së një ekspozite të stërvitjeve ushtarake.

Kryeministri ka thënë se Serbia vazhdimisht ka investuar në përmirësimin e pajisjeve të sistemit të sigurisë, dhe ka shtuar se po që se dikush kërcënon Serbinë, ata do ta “kryejnë” punën.

“Nëse dikush kërcënon Serbinë – forcat tona të sigurisë dhe qytetarët, ne do ta kryejmë punën pa asnjë problem”, ka thënë Vuçiç në fund.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: