“Nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës merr ftesë nga kabineti i Vuçiçit, ne do ta konsiderojmë atë ftesë, dhe mund të marrim pjesë në bisedime”, tha për Danas, Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik.

Ai shton se prioritet i partisë së tij nuk është të jetë pjesë e qeverisë, por zbatimi i plotë i Planit Shtatëpikësh.

Vuçiç do të bisedojë me listat e pakicave në ditën e parë të konsultimit.

Thirrjes për konsultime do t’i përgjigjet Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës, i cili prej shumë vitesh ka bashkëpunim të mirë me progresistët.

Kryetari i Kuvendit të AP Vojvodinës dhe Unionit të Hungarezëve të Vojvodinës, Ištvan Pastor, para pak kohësh deklaroi se kjo parti është e gatshme të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe të marrë pjesë në punën e qeverisë nga pozita e sekretarit shtetëror.

Kryetari i DSH-së në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov, vëren se partia e tij ende nuk është kontaktuar zyrtarisht nga SNS-ja për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, por rikujton se partia e tij ka shprehur gatishmërinë për të biseduar përmes mediave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb