Propozimi për caktimin e “ditës së përkujtimit” nuk ka qenë aspak truk marketingu, ka deklaruar sot kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ka shtuar se nuk është fare i zhgënjyer nga përgjigjet negative (Kosova, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina). Ai beson se herët a vonë ky propozim i tij do të pranohet.

Kështu ka thënë Vuçiç, njofton ‘FoNet’ duke shtuar se Serbia do të pranonte sikur ky propozim të vinte nga Kroacia e Bosnja Hercegovina, ndërsa nuk e përmendi aspak Kosovën e cila e kishte refuzuar e para propozimin e tij.

Vuçiç kishte propozuar që në të njëjtën ditë të përkujtohen të gjitha viktimat e të gjitha luftëra në ish-hapësira e ish-Jugosllavisë.

Natyrisht, gjatë këtij propozimi, Vuçiç nuk ka përmendur se të gjitha këto luftëra ishin shkaktuar, nxitur dhe zhvilluar nga Serbia dhe se viktimat janë bërë për fajin e saj.

Vuçiç ka vlerësuar se stabiliteti në rajon është i brishtë kurse si shembull për këtë brishtësi i ka marrë zhvillimet, sipas tij, pas dronit të lëshuar me hartën me viset shqiptare në Ballkan në ndeshjen Shqipëri- Serbi më 14 tetor 2014.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: