Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth projektit Ballkani i Hapur, ndërsa ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për përkrahjen e tij, ndaj kësaj nisme.

Më tej Osmani gjatë një interviste për mediat, tha se nuk arrin ta kuptojë se si Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran.

“Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuçiçi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.

Presidentja Osmani thotë se përkrahje e tillë e Shqipërisë ndaj Ballkanit të Hapur është e pakuptueshme për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb