SERBI- Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç nuk do të vijë në Shqipëri për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Vuçiç nesër do të takohet me zyrtarin britanik Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi, duke shmangur kështu ndeshjen e futbollit.

Vuçiç mori ftesën zyrtare nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Ndërkohë një ditë më parë, mediat serbe duke cituar Vuçiç, deklaruan se ai ishte në pritje të informacioneve nga kryeministri Rama për të vendosur nëse do të ishte në Elbasan Arena apo jo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: