Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi nga Stambolli se pjesëmarrjen e Serbisë nuk mund të zgjidhet çështja e Kosovës.

Teksa merrte pjesë në inaugurimin e një prej aeroporteve më të mëdha në botë, Vuçiç tha për gazetarët se gjatë vizitës së tij në Paris 4 liderë botërorë, të SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë mund të flasin për çështjet e Kosovës.

“Mendoj se është duke u menduar se si të ne të bisedojmë me Hashim Thaçin dhe në prezencën e kujt në Paris…, kurse nëse fuqitë e mëdha do të ulen dhe ta zgjidhin këtë çështje…, as kjo nuk shkon ashtu dhe nuk është e mundur. Pa pjesëmarrjen e Serbisë nuk mund të zgjidhet asnjë problemin. Secili mund të ndihmojë, disa të pengojnë, por pa pjesëmarrjen dhe vullnetin e Serbisë nuk mund të bëhet asgjë”, ka thënë Vuçiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb