Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç pasi ky i fundit ka akuzuar vendet e QUINT-it si “gënjeshtarë” dhe sot gjatë gjithë ditës në media ka folur për “pushtim të plotë të veriut” pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit.

Vela thotë se deklarimet e tilla tregojnë se presidenti serb është totalisht i çmendur.

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani tutje ka thënë se Vuçiç duhet ose të ndryshojë “dealer-in” e tij ose të ndërrojë skaletën që po përdor.

“Këto deklarata të Vuçiçit dëshmojnë se ai është totalisht i çmendur! Ai ose duhet të ndryshojë dealer-in ose skriptin që po përdor. Vuçiç po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të fortë”, ka shkruar Vela.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb