Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë një deklaratë ‘ngacmuese’ ku duke marrë shkas nga situata aktuale për shkak të pandemisë, ka prekur dhe çështjen e Kosovës.

Ai tha se pas tejkalimit të pandemisë me COVID-19 do t’i duhet të merret me çështje të vështira, siç është dhe dialogu me Kosovën.Këto deklarime Vuçiç i ka bërë teksa merrte pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest.

Ndërkohë nga BE-ja dhe SHBA-ja në vazhdimësi ka pasur thirrje për rinisje të negociatave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: