SERBI

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një intervistë për RTS tha se autoritetet e Prishtinës janë përgatitur që të “godasin” serbët në veri, duke paralajmëruar se do të arrestohen 26 oficerë policie serbë nga Veriu i Kosovës dhe 5 persona të tjerë të etnisë serbe.

“Prishtina do të arrestojë 2 oficerë policie serbë dhe 15 persona të tjerë të komunitetit serb në veri. Arrestimet do të kryhen në bazë të dëshmive të shpikura për korrupsion dhe të ngjashme. Në këtë mënyrë, duan që Mitrovica e Veriut të jetë e pambrojtur dhe duan të bëjnë gjëra të ndyra kundër popullit tonë”, deklaroi Vuçiç.

Sipas tij, shqiptarët duan që të realizojnë edhe aktin e fundit, të nënshtrimit të serbëve edhe në territoret ku ata jetojnë. Për Vuçiç, shqiptarët mbi serbët po veprojnë si kroatët në operacionin e famshëm “Stuhia”. Aleksandar Vuçiç deklaroi se për fenomenet do të ankohet te ndërkombëtarët, kurse ka shtuar se deklaratat e Kadri Veselit, se kanë banuar shqiptarë në Nish e Kurshumli janë tejet provokatore.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb