Serbia do të mbajë më 16 janar një referendum për ndryshim të Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me drejtësinë. Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar ta mbajë atë edhe në Kosovë, përkatësisht në pjesët ku jetojnë serbët.

Sipas mediave në Serbi, Vuçiç ka njoftuar sot kabinetin qeveritar serb se ka marrë njoftim joformal se kjo nuk do të lejohet nga institucionet e Kosovës.

B92 shkruan se Vuçiç ka folur edhe për situatën sipas tij të vështirë në lidhje me dialogun. “Nuk e kemi as në horizont vazhdimin e dialogut me Prishtinën. Shpejtësia e përparimit të Serbisë, në rajon po shikohet me shqetësim të pjesshëm ose dëshirë për të mos ecur me atë shpejtësi. Sidomos kur bëhet fjalë për forcimin e ushtrisë sonë, Zagrebi dhe Prishtina janë më të pakënaqurit”, tha Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: