Pasi Serbia u mund bindshëm nga Zvicra, ku dy shqiptarë shënuan edhe golat, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç është shprehur se serbët janë trishtuar nga humbja e përfaqësueses së tyre në Botëror, ndërsa shtoi se qytetarët e tij nuk janë ofenduar askënd, saç bënë sipas tij shqiptarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cilësoi gjestet me shqiponjë nga ana e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, “provokimi i futbollistëve shqiptarë”, duke shtuar se duhet ta demotivojë Serbinë, shkruan Kuriri serb.

“Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd, ata po. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”, pohoi Vuçiç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb