SERBI– Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se Beogradi tashmë është i gatshëm për bisedimet e radhës me Prishtinën. Në një prononcim për mediat serbe, ai shpreson që një pjesë e konsiderueshme e çështjeve të zgjidhet para samitit të Vjenës që pritet të mbahet më 27 gusht të këtij viti.

“Ne jemi të gatshëm për këto bisedime. Mendoj se të gjithë besojnë se kjo konferencë do të jetë një festë e madhe për Ballkanin”, ka thënë kryeministri serb. Ai ka thënë se gjatë dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ka pasur raste kur për pak i kanë ikur incidenteve.

Vuçiç ka përsëritur se ky dialog është i vështirë për të dy palët pasi, sipas tij, të dyja delegacionet i hedhin fajin njëri tjetrit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb