SERBI-Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se jo më vonë se në shtator do të hapen kapitujt negociues me Bashkimin Europian, por gjithsesi vendimi i përfundimtar i takon Brukselit.

Kryeministri serb ka thënë se Serbia nuk do të lusë askënd për asgjë, se ajo ka qëllimin e vet strategjik dhe se qëllimi i qeverisë serbe është të respektojë dinjitetin e popullit serb, njofton B92.

Vuçiç ka shtuar se pala serbe do të bëjë çdo gjë që të zgjidhet çështja e bashkësisë serbe në Kosovë në mënyrë që popullit serb në Kosovë t’i sigurohet e ardhmja më e qartë.

Vuçiç i ka dorëzuar komisionerit Hahn kapitujt 24 e 25 për negociata me BE-në.

Mediat serbe nuk raportojnë nëse është diskutuar për kapitullin 35 që ka lidhje me Kosovën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: