Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shfaqur probleme shëndetësore dhe mjekët i kanë rekomanduar pushim.

Lajmi konfirmohet nga këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviç teksa thotë se ka shtyrë të gjitha takimet për sot.

Nesër në Beograd mbërrin Presidentja e KE, Ursula von der Leyen në një vizitë 2-ditore në Serbi si pjesë e turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

 

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosova, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët i sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim, “- tha këshilltarja Vasiljeviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb