PRESHEVE- Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se gjatë 15 ditëve të ardhshme me përfaqësues të Bashkimit Evropian do të vizitojë Bujanocin e Preshevën për të parë se çfarë duhet ndërmarrë për t’u ulur tensionet atje.

“Bashkë me përfaqësues të BE-së, në 15 ditët e ardhshme, do të vizitoj Bujanocin e Preshevën, jo vetëm për shkak të migrantëve, por edhe për hapje të shkollave e të spitaleve në ato dy komuna dhe për të parë çfarë mund të bëjmë që të ulen tensionet ndërmjet popullit serb e shqiptar atje”, shkruan “Koha.net” lidhur me njoftimin nga gazeta “Blic” e Beogradit.

Ai në Kuvendin e Serbisë ka thënë se në Qeveri është biseduar se çfarë duhet bërë në mënyrë që qytetarët e Bujanocit e të Preshevës, me popullatë shumicë shqiptare, të binden në qëllimet e mira.

“Në afatin sa më të shkurtër do të ndërmarrin masa të caktuara. Për këtë detyrat i kanë marrë disa ministra”, ka thënë Vuçiç.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb